-1.5 C
Pogradec
-4.8 C
Korçë
-2.5 C
Bilisht
-4.8 C
Ersekë
-6.2 C
Maliq
-0.6 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Kujtojmë sot Mitrush Kutelin, zërin e paharruar të Pogradecit dhe letërsisë shqipe

- Advertisement -

Kujtojmë sot Mitrush Kutelin – zërin e paharruar të Pogradecit dhe letërsisë shqipe

Më 4 maj, përkujtojmë ndarjen nga jeta të Dhimitër Paskos, i njohur për të gjithë si Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 – 4 maj 1967), një nga bijtë më të ndritur të Pogradecit dhe një nga themeluesit e prozës moderne shqipe.

I lindur buzë liqenit tonë, në qytetin që frymëzoi aq shumë nga faqet e tij, Kuteli la pas një trashëgimi të rrallë letrare, ku ndërthuren mjeshtërisht folklori, ndjeshmëria dhe shqetësimet e njeriut të thjeshtë. Vepra si Netë shqiptare, Tregime të moçme shqiptare, Kapllan Aga i Shaban Shpatës dhe E madhe është gjëma e mëkatit mbeten gurë themeli të letërsisë sonë kombëtare.

Përveçse shkrimtar, ai ishte edhe përkthyes i mrekullueshëm dhe një zë kritik ndaj padrejtësive të kohës, çka i kushtoi burgun dhe persekutimin në një nga periudhat më të errëta të vendit. Por zëri i tij nuk u shua kurrë.

Sot, në qytetin e tij të lindjes, Pogradeci, kujtojmë me nderim këtë figurë që e bëri artin e fjalës një pasuri të përbashkët për gjithë shqiptarët. Kujtimi i tij mbetet i gjallë në çdo faqe libri dhe në çdo shëtitje buzë liqenit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit