Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Pogradeci Press nga një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim. Sipas tij, në fshatin Petrushë, familjarë të një zonje të ndjerë vazhdojnë të marrin në emrin e saj ndihmën ekonomike nga Bashkia. Në mesazh ai shkruan se kjo familje ka lidhje të forta politike, ndaj edhe vijon të përfitojë ndihmën ekonomike në emër të të ndjerës.
“Përshëndetje! Një rast kemi në Petrushë, ku një grua që ka vdekur vazhdon të marrë ndihmën ekonomike. Familjarët e saj paraqiten çdo muaj për ta tërhequr asistencën. Janë kushërinj të kryetarit të PS-së së zonës. Të lutem anonim!”
Nuk dihet nëse informacioni është i vërtetë, por raste të tilla janë të shpeshta, ku evidentohet jo rrallë herë që për individë të vdekur familjarët ende marrin të ardhura shtetërore. Nga ana tjetër, raste të ngjashme evidentohen edhe për persona që nuk paraqiten në punë, por marrin një pagë nga shteti.

