PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit për ‘asfalt, tendera dhe punësime elektorale’, Ivi Kaso: Askush të mos përdorë burimet shtetërore për vota

- Advertisement -

PD ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për aktivitete të paligjshme si asfalti elektoral, tenderat dhe punësimet elektorale, me qëllim ndikimin te votuesit gjatë fushatës zgjedhore. Në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, përmenden raste që sipas PD janë kryer nga Topçiu.  PD thotë se në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, është publikuar një procedurë prokurimi ngas bashkia e Maliqit, për të cilën thotë se jo vetëm që është bërë në kundërshtim me ligjit, por edhe synon favorizimin e një pale të caktuar, shoqërisë që do të shpallet fituese e kësaj procedure ose një kandidat politik i caktuar. PD përmend gjithashtu si rast edhe një njoftim për vende të lira pune të bëra në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. “Premtimi apo marrja në punë para fushatës zgjedhore është veprimtari e ndaluar sipas Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator, për shkak se synon të ndikojë në bindjen politike të zgjedhësve dhe krijon një pabarazi midis forcave politike. Për të dyja rastet ne kemi bindjen se nga ana e kryetarit të Bashkisë është konsumuar vepra penale “shpërdorimi i detyrës”. Duke qenë se këto veprime kanë ndikim të madh në procesin zgjedhor dhe te vota e zgjedhësve vlerësojmë se këto veprime dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor transparent, votën e lirë të zgjedhësve dhe mbi të gjitha rezultatin e zgjedhjeve në një shtet demokratik” , thuhet mes të tjerash në kallëzimin e PD.
Ndërkohë, drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso në një prononcim thotë se po monitorojnë shkeljet e mundshme që mund të bëhen nga kundërshtarët politikë, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë PS më 11 Maj dhe të votojnë për PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. “Të gjitha këto aktivitete janë të ndaluara me ligj në Kodin Zgjedhor dhe Penal pasi tentojnë të ndikojnë në rezultatin elektoral në favor të PS. Të gjithë ata kryetarë vendorë që mendojnë se mund të ushtrojnë pushtetin e tyre për të garantuar rezultatin elektoral të PS hesapet i kanë bërë gabim, pa qytetarët dhe pa marrë parasysh ligjin. PD është në këmbë dhe monitoron çdo sjellje të tyre të jashtëligjshme të cilën do ia referojë organeve të drejtësisë siç po bën përditë, në mënyrë që të mos guxojë askush të përdorë burimet shtetërore për të marrë rezultatin elektoral. Qytetarët e Maliqit e të gjithë bashkive të qarkut Korçë kanë vetë në dorë që të heqin lakun që iu shtrëngon fytin në datën 11 maj i ftoj të gjithë të votojnë numrin 1 aleancën për Shqipërinë Madhështore.”, thotë Kaso.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit