Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e sotme në zonën e Pogradecit, duke krijuar shqetësim tek banorët lokalë. Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, tërmeti ka ndodhur në orën 22:46 me orën lokale (20:46 UTC), me epiqendër 11 kilometra në jug-juglindje të qytetit të Pogradecit.
Tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka mund të ketë bërë që lëkundjet të ndiheshin më fort nga popullata. Koordinatat e sakta të epiqendrës janë 40.8° N dhe 20.66° E. Ky aktivitet sizmik është regjistruar gjithashtu 60 kilometra në juglindje të Elbasanit.
Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri në këto momente.

