-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Kaos në Kapshticë pas Pashkës! Emigrantët presin me orë të tëra në radhë për të kaluar kufirin…

- Advertisement -

Pas festimeve të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt Greqisë, duke krijuar radhë të gjata në pritje për të kaluar doganën. Aktualisht, pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje, ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke, ku ka fluks të lartë në hyrje dhe dalje, dhe nuk po hapen sportele të tjera.

Sipas informacioneve, pala shqiptare ka kapacitetin për të shtuar deri në 6 sportele, por mbetet në pritje të reagimit nga pala greke.

Të indinjuar, emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin në radhë për të kaluar kufirin. Sipas tyre, kjo situatë është e përsëritur në çdo festë dhe kërkojnë që shteti të marrë masa për të rregulluar problemin, pasi shumë prej tyre ndodhen në mjete bashkë me fëmijë të vegjël.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit