Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Zvirinë, Maliq, pasi motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi I. H. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta 19-vjeçari, i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

