Një konflikt verbal dhe fizik mes dy grave në qytetin e Pogradecit ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe nisjen e procedimeve penale për të dyja palët e përfshira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetaset D. K., 49 vjeçe dhe S. K., 42 vjeçe, banuese në Pogradec.
Sipas informacioneve zyrtare, dy gratë janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive të dobëta. Ngjarja është raportuar menjëherë në Polici, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

