17.4 C
Pogradec
16.9 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.7 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Ambasadorja Suard në Korçë për projektin e çeljes së Liceut Francez…

- Advertisement -

ATSH/ Në mjediset e Prefekturës së Qarkut Korçë u zhvillua takimi i pestë i Komitetit Pilotues për projektin e çeljes së Liceut Francez të Korçës.

Prefekti Nertil Jole bëri të ditur se në takim ishte ambasadorja e Republikës së Francës, Catherine Suard, këshilltari për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën franceze në Shqipëri, Pierre Raynaud, si edhe eksperti i qeverisë franceze, Jérôme Lebars, i cili është i atashuar në institucionin e Prefekturës Korçë, për të ndjekur nga afër projektin e liceut.

“Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor”, bëri me dije prefekti Nertil Jole, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në takimin e planifikuar të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë në datë 16 maj me liderët evropianë, kryeministrit Rama dhe presidentit francez Macron do t’i prezantohet edhe ecuria e këtij projekti të rëndësishëm për Korçën.

Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes Shqipërisë e Francës dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të këtij qarku e më gjerë, të cilët pas studimeve në Liceun Francez do të mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mëtejshëm.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit