Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. Xh., 38 vjeç, banues në Gështenjas, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 34-vjeçar, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasja Sh. S., 42 vjeçe, ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar klor, në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

