0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Maliq/ Fermerët e fshatit Burimas në protestë: Do bojkotojmë zgjedhjet, dëmet në pemëtari deri në 90%

- Advertisement -

Fermerët e fshatit Burimas, në bashkinë e Maliqit, kanë dalë sot në protestë për të denoncuar dëmet e rënda që kanë pësuar nga ngricat dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit, të cilat kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit.

Të mbledhur në qendër të fshatit, dhjetëra fermerë kanë ngritur zërin duke kërkuar ndihmë urgjente nga institucionet shtetërore, pasi, sipas tyre, situata është kritike. Ata deklarojnë se dëmet në prodhimet bujqësore janë katastrofike dhe arrijnë deri në 90%, duke goditur më së shumti pemëtoret me mollë, qershi dhe kumbulla, të cilat përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për familjet e kësaj zone.

Në këtë fshat operojnë rreth 100 fermerë, të cilët mbijetojnë vetëm përmes punës në bujqësi. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë sa më parë dhe të krijojë një mekanizëm funksional sigurimi për prodhimet bujqësore. Përveç kërkesës për dëmshpërblim, fermerët kanë paralajmëruar masa të tjera ekstreme në rast se nuk do të dëgjohen. Ata kanë vendosur një afat deri më 11 maj që institucionet përkatëse të reagojnë. Në të kundërt, kanë paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve si formë proteste.

Ndërkohë, Aurel Zenunllari, specialist i bujqësisë pranë bashkisë Maliq, shpjegon se është prekur pothuajse e gjithë sipërfaqja e mbjellë në zonë. Sipas tij, shkalla e dëmit ndryshon në varësi të kulturave bujqësore, por në disa raste shkon deri në 80%. Sa i përket zgjidhjes së kësaj situate, ai thekson se kompanitë e sigurimeve nuk e marrin përsipër këtë rrezik, pasi zona e Korçës konsiderohet me risk të lartë për shkak të temperaturave të ulëta.

Situata në Burimas është tregues i vështirësive me të cilat përballen çdo vit fermerët shqiptarë, veçanërisht në përballje me ndryshimet klimatike dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit