27.7 C
Pogradec
27.9 C
Korçë
27.5 C
Bilisht
27.1 C
Ersekë
27.3 C
Maliq
28.2 C
Liqenas
Monday, June 29, 2026

Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në pikën kufitare të Kapshticës 51-vjeçari! Nis hetimi për doganierin

- Advertisement -

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 51-vjeçari.

Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, doganieri që ishte në shërbim, kur 51-vjeçari kaloi në PKK Kapshticë, automjetin me mallrat.

Sekuestrohen mallrat.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat.

Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK.

✅Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi F. H., 37 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Farkë, si bashkëpunëtor për kryerjen e disa vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit