Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, ka vlerësuar suksesin 2-1 të skuadrës së tij ndaj Laçit si meritë të futbollistëve të tij. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e fortë me një kundërshtar direkt për luftën për zonën e ftohtë. Sot ishte meritë absolute e futbollistëve të mi, skuadra tregoi atë që duam çdo javë më shumë, tregoi forcën, cilësinë që ka, për më tepër në fushë të tillë dhe me kushte me erën, ku ata nuk u dorëzuan në asnjë sekondë.
Nuk mund të luanim topin poshtë, ishte rrezik i madh se era ndikonte, nuk mund të rrezikonim, zgjodhëm alternativën tjetër, që të mos bënim ndonjë gabim. Absolutisht nuk luhej dot poshtë, te zona e portierit ishte rrezik shumë i madh dhe zgjodhëm këtë gjënë tjetër.
Kundërshtari filloi duke na lëshuar fushë dhe në atë moment nuk mund të mos e menaxhonim atë situatë dhe arritëm deri te goli.
Ka momente të ndryshme në lojë dhe e dini që të jep disa momente që të vijnë edhe paqartësitë e zonave. Disa here edhe nuk u koordinuam mirë. Duhej të ishte në ndihmë edhe Juri në mesfushë, por intensiteti i Laçit na kapi edhe në gabime. Por është e qartë që nuk mund të jesh perfekt gjatë 90 minutave. Përveç ndërrimi të Dokës, i cili kishte probleme gjatë lojës por e shtymë që të ishte prezent për eksperiencën që ka, ndryshimi i Nikajt dhe Jurit ishte për të dhënë energji më shumë dhe për të shfrytëzuar hapësirat që na jepte Laçi. Pikat tona që i zëvendësuam, nuk po diskutoj futjen e Ramos si mbrojtës, por Janaqi dhe Lukas na dhanë shumë hapësirë. Lukas na dha shumë oksigjen gjatë fazës tonë të sulmit”, tha Gjoka për RTSh pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL

