17.5 C
Pogradec
16.4 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
15.5 C
Maliq
18 C
Liqenas
Monday, June 29, 2026

Denaj flet për vaditjen në zonën e Maliqit: “ Po investojmë në infrastrukturën e…”

- Advertisement -

Investimet për thellimin dhe zgjerimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, siguron të shtoj vaditjen e tokave bujqësore në Maliq.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për thellimin e shtratit të ujëmbledhësit.
“Po vijojnë punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km”, tha Denaj. Denaj theksoi se, përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës “Made in Albania” në tregjet vendase dhe ndërkombëtare./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit