17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
17.2 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Maliq/ Pa ujë, pa rrugë dhe pa shkollë! Banorët e fshatit Zboq në protestë: “Duam vëmendje…”

- Advertisement -

Banorët e fshatit Zboq në Bashkinë Maliq u ngritën sot në protestë për shkak të kushteve të vështira infrastrukturore. Ndër problematikat e shumta mbetet mungesa e ujit të pijshëm. Ujin e pijshëm e sigurojnë nga një burim që ndodhet në teqenë e fshatit. Ndërsa për higjienën dhe nevojat e tjera, banorët ende mbushin ujë nga ulluqet e shiut dhe nga lumi që kalon në afërsi të fshatit.

Rruga e dëmtuar vështirëson më tepër jetesën e tyre dhe krijon probleme në lidhjen me Maliqin. Sipas tyre, për këtë situatë janë vënë në dijeni autoritetet dhe u është kërkuar të asfaltojnë 1 km rrugë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa ura që lidh aksin kryesor Lozhan – Maliq me fshatin Zboq është në kushte të këqija dhe rrezikon jetën, kryesisht të fëmijëve.

Në fshat ka vetëm 5 fëmijë të cilët ndjekin shkollën në qytetin e Maliqit, ndërsa familjarët, në kushte të vështira ekonomike, shprehen se nuk kanë transport falas për fëmijët dhe se detyrohen të paguajnë 1500 lekë në muaj, pavarësisht vështirësive ekonomike.

Fshati Zboq gjendet 7 km larg nga qyteti i Maliqit, ndërsa familjet që jetojnë aty përballen çdo ditë me kushte të vështira jetese. Protesta e sotme bëri bashkë banorët e fshatit për të kërkuar investime dhe vëmendje nga autoritetet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit