18.1 C
Pogradec
16.6 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
17.1 C
Ersekë
15.7 C
Maliq
18.3 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Korçë/ Hajdutët i “zbrazin” shtëpinë, e moshuara bën denoncim në polici. “Më vodhën lekë dhe bizhuteri…”

- Advertisement -

Një rast vjedhjeje është denoncuar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku një qytetare ka kallëzuar se i janë vjedhur para dhe sende me vlerë nga banesa e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë:
“Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja B. R., 65 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende floriri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”

Ngjarja ka ndodhur në mungesë të pronarëve në banesë, ndërsa autorët e dyshuar kanë përfituar nga rasti për të hyrë dhe kryer vjedhjen. Policia është vënë në ndjekje të autorit ose autorëve dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ngjashëm apo lëvizje të dyshimta për të ndihmuar në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe për të rritur sigurinë në komunitet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit