5.2 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
4.2 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
5.5 C
Liqenas
Sunday, April 12, 2026

Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet! PD e Berishës asnjë fjalë

- Advertisement -

Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, ortak Jamarbër Malltezit dhe të dy të pandehur për aferën “Partizani”, ka projektuar një kompleks me pallate në parkun e Drilonit në Pogradec. Report Tv pa nga afër zonën e vijës së parë në breg të Liqenit, ku Bektashi ka njoftuar se do të ndërtojë, teksa po vijon shitjen edhe pse puna ende s’ka nisur dhe në Bashkinë Pogradec nuk kanë asnjë informacion.
Për një hapësirë të gjelbëruar, në rreshtin e parë pak metra nga bregu i liqenit të Pogradecit dhe vetëm pak metra nga zona e mbrojtur e Parkut të Drilonit, Fatmir Bektashi, i pandehur për korrupsion aktiv në betonizimin e ish kompleksit Partizani, vijon të reklamojë në faqet e kompanisë së tij Kontakt shitje apartamentesh. Efekt reklame në faqe
Report Tv filmoi në vendin ku paralajmërohet ndërtimi por që nuk shikohet asnjë shenjë punimesh, ndërkohë që u interesua në Bashkinë e Pogradecit, ndërsa vetë drejtuesit e pushtetit vendor thonë se nuk dinë asgjë për këtë projekt.
I pyetur në këshillin bashkiak për betonizimin e planifikuar të kompanisë Kontakt, nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Ziko tha se Parku i Drilonit është kompetence e Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa vetë bashkia nuk ka asnjë informacion zyrtar për një vendim për ndërtime.
“Ne kemi parë vetëm projekte në rrjetet sociale dhe s’mund të diskutojmë mbi to, se nuk e dimë nëse do miratohen”, ka thënë ai.
Në parlamentin lokal të Pogradecit debatet kanë qenë të forta për këtë zhvillim që rrezikon perlën e qytetit juglindor.
Këshilltarë, aktivistë por edhe ekspert kanë kundërshtuar ndërtimin e pallateve. Është kërkuar që këshilli bashkiak i Pogradecit të kërkojë informacion nga institucionet përgjegjëse dhe të ndikojë që vendimmarrje të mos realizohet.
“Ndërtimet në breg të liqenit dhe në parkun e Drilonit cenojnë statusin që zona ka në UNESCO”, tha Arbër Male, anëtar i Këshillit Bashkiak
Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, ortak i dhëndrit të Berishës Jamarbër Malltezi, ka projektuar një kompleks me pallate deri 12-katëshe në parkun e Drilonit në Pogradec.
Por ende ka shumë pikëpyetje se çfarë po ndodh me Drilonin. A ka kaluar projekti në KKT? A janë pyetur Zonat e Mbrojtura për këtë projekt? Pse po shet Fatmir Bektashi kur askush nuk ka informacion për betonizim dhe nuk ka nisur asnjë ndërtim? Të gjitha këto pyetje nuk kanë ende një përgjigje nga autoritetet.
Natyrisht, projekti ndërtimor nuk ka marrë asnjë kritikë as nga Partia Demokratike e Sali Berishës, i cili, siç është në zakonin e tij, kundërshton vetëm veprat ndërtimore të realizuara nga kundërshtarët politikë. Ato të aleatëve të tij, apo madje edhe të ortakëve familjarë, siç është rasti i Fatmir Bektashit, përkundrazi mirëpriten, edhe kur rrezikojnë një park natyror./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit