Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Ersekë. 36 vjeçari drejtonte në gjendje të dehur automjetin dhe pasi ka përplasur një automjet tjetër të parkuar u largua nga vendi i aksidentit. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

