4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Pogradec/ Shkolla “Koli Gusho” shpallet fituese e konkursit “ Gjuha dhe Komunikimi Qytetar në Epokën Digjitale” për rrethin e Pogradecit…

- Advertisement -

Është mbajtur në qytetin e Pogradecit konkursi i titulluar “Gjuha dhe Komunikimi Qytetar në Epokën Digjitale”, mes shkollave 9-vjeçare të rrethit, konkretisht 29 shkolla. Ndërkaq, në fazën finale u përballën dy shkolla: Shkolla “Koli Gusho” e qytetit të Pogradecit dhe “Shefki Muçllari” e Vërdovës.

Për Sotiraq Mangërin, drejtorin e ZVA-së, konkursi në vetvete ka nxjerrë në pah nxënës të spikatur nga 29 shkolla. Ndërkaq, Mangëri shprehet se konkursi ka pasur në thelb njohuritë që nxënësit kanë për gjuhën shqipe dhe letërsinë.

Ditën e djeshme u zhvillua faza e dytë e këtij konkursi, ndërsa pritet që faza e tretë të zhvillohet në rang kombëtar. Ndërkaq, konkursi u fitua nga Shkolla “Koli Gusho”, e cila grumbulloi më shumë pikë. Pritet që në vijim nxënësit e qarkut Korçë të paraqiten për fazën e tretë në kryeqytet, ku do të shpallen fituesit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit