9.4 C
Pogradec
9 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
8.1 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Bashkia Korçë, angazhim për mbrojtjen e fëmijëve nga krimi kibernetik

- Advertisement -

ATSH/ Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Krimit Kibernetik dhe Agjencinë Shtetërore të të Drejtave dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, realizuan në qytetin e Korçës një aktivitet ndërgjegjësues, në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve nga materialet e dëmshme në internet.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se, mbrojtja e fëmijëve në botën digjitale është një prioritet i rëndësishëm.

“Aktivitete të tilla kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të ndërgjegjshme për rreziqet e mundshme që mund të paraqiten në këtë hapësirë”, tha kryetari i Bashkisë Korçë.

Pak kohë më parë qeveria vendosi mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri, pas një konsultimi me prindër e mësues, të cilët u shprehën në favor të mbylljes, si një masë për shtimin e sigurisë për fëmijët, të cilët së fundmi janë të ekspozuar ndaj materialeve të dëmshme që ofrohen në rrjet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit