16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Korçë/ Policia me “shpatë” në dorë! Disa të shoqëruar për lojra fati, vijon aksioni…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Pas kontrolleve të imtësishme të kryera në disa lokale të qytetit, dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat.

Operacioni, i cili nisi rreth një orë më parë dhe është ende në vijim, po zhvillohet nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim goditjen e vendosjes së basteve sportive në mënyrë të jashtëligjshme.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse ndonjë nga të shoqëruarit do të arrestohet, por burime bëjnë me dije se numri i personave të përfshirë është i lartë dhe aktualisht ata po merren në pyetje nga oficerët e policisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit