22.8 C
Pogradec
23.2 C
Korçë
22.4 C
Bilisht
21.9 C
Ersekë
22.6 C
Maliq
23.1 C
Liqenas
Monday, June 1, 2026

Skënderbeu i vendit të fundit shtang Vllazninë, Nasr i jep fitoren bardhekuqve në “Loro Boriçi”

- Advertisement -

Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi”.

Heroi për korçarët në këtë takim ishte Nasr, që shënoi dy gola. Egjiptiani tundi rrjetën nga një herë për secilën pjesë.

Skënderbeu, që ishte në vendin e fundit, shtangu Vllazninë në “Loro Boriçi”. Bardhekuqtë tashmë renditen të parafundit duke lënë pas Teutën. Vllaznia mbetet në vendin e tretë.

Duhet thënë se kuqeblutë patën rastet e tyre, por nuk u treguan konkretë. Goli i vetëm erdhi nga Qato, që solli barazimin në pjesën e dytë. Dhe pse kishte iluzione fitoreje me rastet e humbura, 3 pikët i takuan miqve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit