1.5 C
Pogradec
0.3 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
-1.2 C
Ersekë
-0.7 C
Maliq
1.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit dëmtohen nga shiu acid, Bashkia e Pogradecit në heshtje të plotë

- Advertisement -

Ndonëse kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëmë të letërsisë, njëri në poezi dhe tjetri në prozë, duke lartësuar kështu emrin e qytetit të tyre të lindjes, kjo është gjendja e shtatoreve të Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në Pogradec.

Të ngritura në “Sheshin e trëndafilave”, përballë Liqenit të Ohrit dhe Malit të Thatë, që kanë shërbyer si frymëzim për ta, shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, pasi sipërfaqja e jashtme e tyre është gërryer nga shiu acid. Shtatorja e Lasgush Poradecit është 3 metra e 40 centimetra e lartë dhe u ngrit në Pogradec në vitin 2006, vit që përkonte me 100-vjetorin e tij të lindjes. Fare pranë tij, në vitin 2010 u ngrit edhe shtatorja e prozatorit Mitrush Kuteli, e cila është 3 metra e 60 cm e lartë. Të dyja shtatoret janë punuar nga skulptori Mumtaz Dhrami dhe janë derdhur në bronz.

Kanë qenë pasardhësit e dy shkrimtarëve, ata të cilët ngritën shqetësimin për mosndërhyrjen e Bashkisë së Pogradecit për rikonstruksionin e shtatoreve./balkan.web

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit