Dita e Verës, festa e lashtë pagane që simbolizon ardhjen e pranverës dhe ringjalljen e natyrës, festohet me entuziazëm të madh edhe në qytetin e Korçës. Ky qytet, i njohur për kulturën dhe traditat e tij, e mirëpret këtë ditë me aktivitete të shumta festive, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri. Mbremjen e djeshme qytetare te shumte te Korces kane ndezur zjarre si nje simbol per ardhjen e pranveres me pas ata kalojne mbi zjarre si nje shenje kjo per te djegur te keqijat dhe mikepritjen e nje viti te begate.
Që në orët e para të mëngjesit, sheshet dhe lagjet e Korçës jane mbushur njerëz që dalin për të festuar. Ku femijet trokasin ne dyert e shtepive per te marre ushqimet tradicionale te kesaj feste. Ndersa ne familjet e qarkut Korce ka nisur pergatitja e gatimeve tradicionale duke perfshire misrin ne hi, kulacin me leke fati gjithashtu dhe vezet me ngjyre.
Dita e Verës në Korçë nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një mundësi për të ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi traditat dhe vlerat e këtij qyteti të mrekullueshëm. Në këtë ditë, Korça shkëlqen më shumë se kurrë, duke dhuruar emocione dhe kujtime të paharrueshme për të gjithë.

