8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Surpriza në kampin e majtë në Pogradec, në diskutim për listat e 11 majit edhe…

- Advertisement -

Sot pritet që Partia Socialiste të konfirmojë emrat e 13 kandidatëve në listat e 11 majit. Në media, ditëve të fundit, janë përmendur disa emra edhe nga qyteti i Pogradecit. Më herët, burime brenda PS-së na bënë të ditur se sugjerimet nga baza kanë qenë emrat e Bledi Çomos dhe Sotiraq Mangëri. Ndërsa nga platforma “Deputeti që Duam”, i përfolur ka qenë emri i Andi Shkirës, i cili ka një karrierë në kryeqytet dhe nuk ka mbështetjen e bazës. Megjithatë, së fundmi, ai është parë i afërt me kryeministrin Rama.

Vetëm në këto orë të fundit, duket se surprizë është emri i mjekut pogradecar Erjon Thëngjilli, i cili njëherazi është edhe drejtuesi i degës së PS-së në Pogradec.

Një burim i PogradeciPress tha se emri i Thëngjillit po ashtu është hedhur në tryezën e diskutimit, e cila do të mbahet ditën e sotme në kryeqytet.

Nuk dihet saktësisht nëse Pogradeci do të ketë 1 apo 2 kandidatë në listën e të majtëve

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit