17.8 C
Pogradec
19 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.4 C
Maliq
18.1 C
Liqenas
Saturday, May 30, 2026

Muço: 35% e bizneseve në informalitet, lihen me vetëdije për t’u përdorur në vit elektoral

- Advertisement -

Bujar Muço nga shoqata e biznesit të vogël deklaron se fashat kryesore të kontributeve shoqërore janë bizneset dhe qeveria.

Ai tha në emisionin “MCN Economy” se bizneset kontribuojnë nëpërmjet të punësuarve dhe vetëpunësuarve dhe qeveria me administratën, duke i cilësuar dy kontribuesit kryesorë në skemën e sigurimeve shoqërore.

Sipas tij, 35% e bizneseve janë në informalitet dhe lihen me vetëdije nga shteti, për tu përdorur më vonë gjatë viteve elektorale. Skema e sigurimeve shoqërore është në kolaps. Në radhë të parë duhet bërë përllogaritje mes përfituesve dhe kontributorëve që përfitojnë nga këto sigurime. 215-220 mijë janë kontributorët nga administrata. Nga bizneset janë 600 mijë

Është ulur numri i kontributorëve, janë falimentuar bizneset e vogla dhe të mesme nga 950 mijë. Debitori më i madh në skemën e sigurimeve shoqërore është vetë shteti. Bizneset kanë kaluar në informalitet. Është përgjysmuar numri i bizneseve të vogla që kontribuojnë për skemën e sigurimeve shoqërore. Informaliteti është shtuar vitet e fundit deri në 35%. Nuk luftohet informaliteti me aksione, do një punë konstante dhe të përhershme.

Kontributorët rriten duke u rritur bizneset e reja dhe kontributorët. Duhen politika nxitëse për rritjen e kontributorëve. Biznesi i vogël dhe i mesëm, është në 35-37% informalitet, në një punësim prej 800 mijë administratë dhe biznes të nxjerrësh 2600 punonjës në informalitet. Informaliteti që është rritur në këtë shkallë galoponte është lënë me vetëdije nga institucionet.

Në informalitet po mbijetojnë nëpërmjet ryshfetit, ndërsa pjesa tjetër janë lënë nga administrata për t’i pasur në dorë, me që po ju lëmë në informalitet pa taksa dhe sigurime, do na përgjigjeni kur të na doni dhe ky moment besoj se është në këtë vit elektoral. Lihen me vetëdije dhe dëshirë në informalitet, për t’i përdorur nesër ose pasnesër.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit