6 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
3.7 C
Ersekë
5.2 C
Maliq
7.3 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Pogradec/ Digjet byrektorja tek agjensia, zjarrëfiksja shpëton mrekullisht bizneset ngjitur. Policia evakuon qytetarët…!

- Advertisement -

Merr flakë një byrektore në vendin e quajtur Axhensia në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi. Flakët kanë shpërthyer në këtë byrektore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe policia. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëses, flakët janë vënë nën kontroll dhe është shmangur përhapja e tyre në objektet pranë. Në momentin e ngjarjes, bizneset përreth kanë qenë me prani të shumta qytetarësh, ndërsa policia ka krijuar menjëherë perimetrin e sigurisë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit