4.8 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
3.6 C
Ersekë
4.1 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, February 9, 2026

Rritet numri i të prekurve nga sëmundjet e zemrës në Korçë, viti 2024 u mbyll me 323 raste infraktesh…

- Advertisement -

Korça, ka përjetuar një rritje të ndjeshme të rasteve të sëmundjeve kardiake gjatë dekadës së fundit.
Viti 2024 është mbyllur me 323 raste infarktesh, 11 më shumë se viti 2023.
Kjo situatë është një shqetësim i madh për mjekët të cilët i referohen një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në këtë rritje të numrit të sëmundjeve të zemrës.
Një nga faktorët që po përmendet shpesh është klima e ftohtë e Korçës.
Sidoqoftë, mjekja Ilda Lera shprehet se ky është vetëm një nga faktorët që duhet të studiohen me kujdes.
Ndërkohë mënyra e jetesës, aktiviteti fizik, jeta sedentare,konsumi i alkoolit,duhanit, janë po ashtu faktorë të tjerë ndikues pa përjashtuar faktin se ky trend në rritje vjen edhe si pasoje e mplakjes së popullatës.

Një aspekt tjetër shqetësues është rënia e moshës së atyre që shfaqin probleme të zemrës. Në të kaluarën, sëmundjet kardiake preknin zakonisht meshkujt pas moshës 55 vjeç dhe femrat pas 60 vjeç. Megjithatë, kjo ka ndryshuar ndjeshëm, dhe sot shumë persona të rinj, madje edhe ata që janë vetëm 30 vjeç, janë diagnostikuar me probleme serioze të zemrës.

Në dy vitet e fundit në spitalin e Korçës kanë humbur jetën 32 perona si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit