Gjatë procesit të primareve në qytetin e Pogradecit, është tentuar të votohet me karta anëtarësie false. Sipas informacioneve, individë të ndryshëm janë paraqitur pa pasur emrin në listën e anëtarëve të partisë, duke përdorur karta anëtarësie të parregullta.
Menjëherë sapo këta persona kanë paraqitur kartën e anëtarësisë, komisioni i votimit ka vënë re parregullsitë dhe nuk ka lejuar që ata të votojnë. Ndërkaq, komisioni nuk ua ka kthyer këto mjete të falsifikuara personave përkatës. Aktualisht, janë kapur 7 karta të tilla, ndërkohë që sipas informacioneve nga komisioni, rezulton se ka pasur një numër të konsiderueshëm individësh që janë paraqitur me këto dokumente anëtarësie.

