9.1 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

“Karnavalet e Korçës” në Teatrin Kombëtar…

- Advertisement -

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ U shfaq mbrëmë në Teatrin Kombëtar, komedia “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait. Shfaqja do të vihet në skenën e ArTurbina edhe 3 netët në vazhdim (28 shkurt dhe 1, 2 mars).

“Karnavalet e Korçës” nga Erion Isai ka korrur sukses gjatë vënieve në skenë brenda dhe jashtë vendit (Athinë). Ajo ishte vepra më e mirë edhe në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”, në edicionin e tij të 11-të.

Nikollaqi, Olimbia, Afroviti, si dhe personazhet e tjerë u ngjitën në skenë nga një kast aktorësh të përzgjedhur.

Aktori korçar Arben Dervishi, i cili u rikthye në skenë pas 12 vitesh shkëputje ishte në rolin e tregtarit Nikollaq Jorganxhi, aktorja Zamira Kita në rolin e Olimbisë, aktorja Paola Kodra në rolin e Afrovitit.

Shfaqja ngrihet mbi personazhet që krijoi Spiro Çomora: Nikollaq dhe Olimbi Jorganxhi; tregtarë të fuqishëm në Korçë, kërkojnë dhëndër për vajzën e tyre 36-vjeçare, Afrovitin.

Martesa has në pengesat e përzgjedhjes së kandidaturave për shkak të dëshirës pa kompromis së Olimbisë për t’i blerë vajzës piano përveç prikës. Risjellja e veprës “Karnavalet e Korçës” vjen ndryshe; si një rreth i madh vicioz bullizimi, deprimimi social, viziv, virtual, shoqëror dhe ekonomik. /j.p/

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit