Pas dorëheqjes së kreut të PD-së, Dega Pogradec, Genti Çela, për shkak të pjesëmarrjes së tij në garën e primareve të 1 marsit, struktura drejtuese e kësaj force politike në qytet ka emëruar si kryetar të komanduar Oligert Muçllarin. Ky i fundit ka mbajtur më parë pozicionin e nënkryetarit të degës dhe është një figurë e njohur brenda radhëve të PD-së në Pogradec.
Vendimi për emërimin e tij është marrë në kuadër të organizimit të brendshëm të partisë, për të siguruar vijimësinë e punës dhe përgatitjen e strukturave në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ndërkohë, zgjedhjet për kryetarin e ri të degës pritet të mbahen pas përfundimit të këtij procesi elektoral.

