4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Eduart Bardhushi: Shkatërrohet godina e ish-sentatoriumit të Korçës

- Advertisement -

Shkatërrohet godina e ish-sentatoriumit të Korçës, një prej godinave me arkitekturë të veçantë, e dhuruar për qytetin nga filantropi Thoma Turtulli…dhe për çfarë ?!?! Për të ndërtuar një paçavure me beton, e cila do të jetë në funksion të studentëve të Korçës, me emërtimin “Poli i Dijes”, se di se për cilët studentë do të jetë, mbase nga Bangladeshi, Pakistani se të rinjtë korçarë/shqiptarë po ikin nga sytë këmbët, “nga të mirat” që ofron qeverisja e “RILINDJES” !

Meqenëse shkruajta për ish-senatoriumin, po flas dhe pak për senatoriumin aktual të Korçës, një godinë e rrënuar me mure e tavane plot lagështi, ku në vend të shërohesh, aty sëmuresh më keq …këtë të shohin pusht’etarët e RILINDJES !

I bashkohem mendimit të mikut tim Eltonit, që e kishte përshkruar në formën e MEME-s : “Ma ndjen gjuri që do përfundojë në hotel me pesë yje…!”, jo për gjë por e pamë godinën ish-maternitetin se si përfundoi, një hotel më shumë në qendër të qytetit !

Nga Eduart Bardhushi

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit