Në listën e kandidatëve për deputetë do të ketë 10 emra nga të cilët tre do të jenë në pjesën e mbyllur dhe 7 në pjesën e hapur, i vetmi emër i konfirmuar në listë është i deleguari i PD-së në Korçë, Ivi Kaso, pjesa tjetër e kandidatëve do dalin pas primareve.
CNA ka mësuar nga burime zyrtare në organizimin e PD se emrat e kandidatëve për garën e Primareve në qarkun e Korçës ku bien në sy disa kandidime se ish-deputetë, drejtues lokalë të degëve të PD-së në qarkun e Korçës, deputetë aktualë dhe bien në sy një përfaqësim në disa bashki siç është ajo e Korçës, Maliqit, Pogradecit, Devollit apo dhe Kolonjës.
Kjo është lista e 19 emrave që kryesia e PD-së ka miratuar për primaret në qarkun e Korçës:
Ledina Alolli
Sorina Koti
Eleina Qirici
Andrea Mano
Kristjan Koçibelli
Fidel Kreka
Albana Prifti
Brunilda Prifti
Arbër Male
Genti Çela
Lorenc Begaj
Kujtim Hoxha
Elsuida Vila
Alfred Gega
Yllson Ibrahimllari
Edmond Spaho
Xhuljan Guçe
Bledjon Nallbati
Lulëzim Rakipi./ CNA

