Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Dvoran, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer një 61-vjeçar, në rrjete sociale;
S. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gushte një 53-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

