Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. Gj., 66 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka aksidentuar lehtë me automjet, dy shtetase të mitura, dhe është larguar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

