8.8 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
9.2 C
Ersekë
9.2 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

Pogradec/ Rikonstruktimi i fasadave: “Edhe kur bëjnë një punë, nuk dinë ta bëjnë siç duhet!”

- Advertisement -

Edhe kur bëjnë një punë, nuk dinë ta bëjnë mirë!

Bashkia e Pogradecit ditën e sotme ka lançuar në faqen zyrtare të saj, një investim në fasadat e pallateve në lagjen nr.3 në Pogradec, por për çdo amator apo usta profesionist, dihet që ndërtimet dhe punimet e jashtme në temperatura të ulta të cilat nuk janë mbi 15 gradë celcius, nuk duhet të kryhen për arsye teknike. Konkretisht materialet ndërtimore të përdorura për fasadat apo për sistemin kapot, të vendosura në temperatura të ulta nuk ngitin si duhet dhe krijojnë plasaritje duke dëmtuar strukturën dhe duke ulur jetëgjatësinë e investimit.

Por një element tjetër janë dhe ndalesat e kryera nga ligji zgjedhor për investime publike në prag të fushatës, të cilat kufizojnë entet publike të kryejnë investime komunitare, të cilat kanë qëllime elektorale. Në këto kushte është e qartë që investimi i fasadave kryhet për pak vota më tepër, por edhe kur duan të bëjnë një punë, përsëri nuk dinë ta justifikojnë dhe ta bëjnë siç duhet.

Bashkia për më tepër shkruan që projekti do të shtrihet edhe në pallate të tjera, por nuk dihet nëse investimi do të kryhet para apo pas zgjedhjeve.

“Termoizolimi i pallateve në lagjen 3. Kemi nisur nga puna me një tjetër bllok pallatesh duke aplikuar sistemin kapot. Falë kësaj ndërhyrjeje të financuar nga FSHZH i japim zonës një pamje të re por mundësojmë apartamente më të ngrohta për familljet. Kjo punë do të vijojë në të gjitha lagjet ku ka pallate të para viteve 90″.” shkruan Bashkia

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit