16.5 C
Pogradec
15.7 C
Korçë
15.6 C
Bilisht
15.5 C
Ersekë
14.8 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Pogradec/ 68 vjet nga ndarja nga jeta e dr. Jani Basho

- Advertisement -

68 vjet nga ndarja nga jeta e dr. Jani Basho

I lindur në Pogradec në vitin 1892, Jani Basho mësimet e para i mori në Manastir dhe më pas, në vitin 1914 fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Vjenës.

Pas përfundimit të studimeve, Dr. Basho u kthye në Shqipëri, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë. Në vitin 1931, me iniciativën dhe drejtimin e tij, u ndërtua një klinikë obstetrike në Tiranë, e para e këtij lloji në vend.

Gjatë karrierës së tij, ai mbajti poste të rëndësishme si Drejtor i Spitalit Ushtarak, Shef i Përgjithshëm i Shëndetësisë dhe Drejtor i Spitalit të Tiranës. Përveç angazhimit në mjekësi, Basho ishte një intelektual aktiv, duke shërbyer si kryetar i shoqatës studentore “Albania” dhe kryeredaktor i revistës “Djalëria”, duke ndikuar në formimin e mendimit kulturor dhe patriotik të rinisë shqiptare.

Dr. Jani Basho u nda nga jeta në shkurt të vitit 1957 në Tiranë, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në historinë e mjekësisë shqiptare

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit