4 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.5 C
Bilisht
3.5 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

Rei Pinderi, talenti 11 vjeçar që po mahnit Korçën

- Advertisement -

11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dorë për herë të parë kur ishte vetëm 18 muaj. Ky ishte çasti kur edukatorja dhe familja kuptuan se peneli do të ishte e ardhmja e vogëlushit.

Deri më tani, Rei ka realizuar 15 piktura të teknikave dhe tematikave të ndryshme, ku përfshihen peizazhe, qytete, objekte e kafshë. Mes krijimeve të tij, vend shumë të rëndësishëm zenë edhe skicat me portrete të njerëzve të afërt, personazheve të njohur dhe vizatime të kafshëve. Artisti i vogël ka zgjedhur t’i dhurojë krijimet e tij tek miqtë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetur dhe inkurajuar përgjatë rrugëtimit të tij artistik.

Cna sjell një reportazh mjaft interesant për vogëlushin i cili na priti me shumë kënaqësi pranë shtëpisë së tij, për të treguar për shikuesit historinë e talentit dhe ndjenjat e tij. Rei i vogël spikati si një talent jo i zakonshëm nga edukatorja e çerdhes kur ajo vuri re se vogëlushi nuk e shkëpuste lapsin kur skiconte, duke e mbajtur lapsin në dorë si një profesionist i vërtetë. 11 vjeçari e ka kuptuar që është artist dhe ka talent, pasi në pikturë ai shpreh ndjenjat e tij.

Frymëzimin, motivet dhe temat, talenti korçar i gjen në përditshmëri apo edhe si ndjesi të brendshme. Krahas asaj që sheh gjatë ditës, Rei përzgjedh në rrjete sociale shumë tematika të ndryshme dhe i hedh ato në telajo.

Për një 11 vjeçar në ditët e sotme, kur teknologjia zë pjesën më të madhe të përditshmërisë, duket e pabesueshme që Rei të kalojë kohën e lirë duke pikturuar. Kjo tregon dashurinë e pamasë dhe pasionin e madh që ka kundrejt pikturës dhe vizatimit. Një ndihmë shumë e madhe për vogëlushin është mësuesja e tij e pikturës, Vigena Nini, e cila i ka mësuar teknika të tjera krahas atyre që Rei ka përvetësuar, ndërsa tregon se kursi i pikturës e ka ndihmuar më shumë./ cna.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit