Sot, Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare para Kryeministrisë, ku pritet të marrin pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Protesta është organizuar si një formë reagimi ndaj politikave të qeverisë, ndërsa pjesëmarrja nga qarku i Korçës parashikohet të jetë e konsiderueshme.
Burime nga degët e PD-së të këtij qarku bëjnë me dije se rreth 3,000 simpatizantë janë të gatshëm për të udhëtuar drejt Tiranës dhe për të marrë pjesë në tubimin e sotëm. Bashkitë Korçë dhe Pogradec mbajnë numrin më të madh të protestuesve, ndërsa protestues do të ketë edhe nga Maliqi, Devolli dhe Kolonja.
Megjithatë, burime nga strukturat organizative theksojnë se nuk është planifikuar transporti i organizuar. Pjesa më e madhe e protestuesve kanë zgjedhur të organizohen individualisht dhe të udhëtojnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre personale.
Në orët në vijim pritet që simpatizantët të nga qytetet e tyre të mbërrijnë në Tiranë, ndërsa prania e tyre në protestë pritet të jetë një tregues i mbështetjes dhe pakënaqësisë që ata ndjejnë ndaj qeverisjes aktuale. Ndërkaq Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe gjatë akseve që lidhin juglindjen me kryeqytetin./Pogradecipress.al