-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Sulmuesi ikën nga Pogradeci, 30-vjeçari kroat tregon arsyen…

- Advertisement -

Sumuesi Mateo Panadiç është larguar dje paradite nga skuadra e Pogradecit. Lajmin e “divorcit” e konfirmojnë jo vetëm burimet pranë klubit pogradecar, por dhe vetë sulmuesi kroat. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, Mateo Panadiç u shpreh: 

“Tani e tutje nuk do të jem më pjesë e Pogradecit. Në skuadër, në këtë periudhë tranzicioni ndodhën shumë ndryshime. U larguan shumë lojtarë dhe drejtuesit e rinj morën këtë vendim. Sa i përket të ardhmes sime, jam duke shqyrtuar disa opsione dhe së shpejti do të vendos se ku do të luaj”. Duke folur rreth këtij argumenti, administratori i liqenorëve, Kopi Gusho, pohon se ndarja e me kroatin është bërë me dakordësimin e të dyja palëve. “I kemi shkëputur marrëdhëniet me sulmuesin Panadiç. Ndarja me të ka qenë me kosensus”, u shprehet shkurtimisht administratori  i liqenorëve.  Sulmuesi kroat ka qenë deri ditën e mërkurë prezent në seancat stërvitore, ndërkohë që dje është larguar përfundimisht nga skuadra pogradecare.

Panadiç u bë pjesë e liqenore në merkaton e verës, ku në drejtim të skuadrës ishte trajneri shkodran, Samuel Nika. Gjatë aktivizimit në radhët e Pogradecit, sulmuesi 30-vjecar u aktivizua në dhjetë ndeshje, duke shënuar tre gola. Madje, golin e parë në këtë kampionat, e shënoi në premierën sezonale ndaj Kastriotit, ku në minutën e 24-t hapi serinë e një fitoreje të rëndësishme. Tashmë skuadra pogradecare është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në transfertë, ku nesër do të ndeshet ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”. Skuadra liqenore është në vendin e pestë në kuotën 30 pikëve dhe duhet ruajtur ky pozicion për të përfituar nga kalendari i fazës së tretë./Panorama.sport

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit