6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Pogradecarja Erinda Agolli dhe Ekipi i Djemve Magjepsin Skenën e X Factor Albania me “The Phantom of the Opera”

- Advertisement -

Erinda Agolli dhe Ekipi i Djemve Magjepsin Skenën e X Factor Albania me “The Phantom of the Opera”

Sot, ekipi i djemve, së bashku me trajneren e tyre, Erinda Agolli, performuan në skenën madhështore të X Factor Albania. Interpretimi i tyre i “The Phantom of the Opera” solli një atmosferë magjike në ekranin e Televizionit Klan, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.

Në qendër të kësaj performance të jashtëzakonshme ishte Erinda Agolli, artistja pogradecare dhe trajnerja e grupit të djemve, e cila elektrizoi skenën me interpretimin e saj. Sopranoja e njohur, e angazhuar prej vitesh në skenën shqiptare, ka dhënë një tjetër kontribut të rëndësishëm në artin muzikor, duke u bërë pjesë e një prej produksioneve më të mëdha të zbulimit të talenteve në vend.

Erinda Agolli dhe të rinj të tjerë artistë vazhdojnë të bëjnë krenar qytetin e vogël të Pogradecit, duke dëshmuar se ky vend ka nxjerrë dhe vijon të nxjerrë talente të mëdha, të cilët kontribuojnë ndjeshëm në pasurimin e artit shqiptar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit