9.1 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë

- Advertisement -

SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro me 1 vit dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu. Në seancën e radhës që do mbahet javën e ardhshme mbrojtja do paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendos mbi dënimin ose jo të tij
Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro është marr zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 29 tetor 2024, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër. Veç Duros, janë u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë. Licensimi i karburantit pa leje
Bëhet fjalë për pikën e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta. Vojsava Bregu, në cilësinë e administratores së komanduar të Njësisë Administrative Qendër Bilisht, akuzohet për dhënien e lejes më datë 27 gusht 2015, për aktivitetin e tregtimit të karburanteve. Sipas Prokurorisë, kjo leje u dha në kundërshtim me ligjin, pasi shoqëria “Genci Petrol” nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë aktin e kontrollit për ndërtimin, lejen e shfrytëzimit dhe autorizimin për hyrje-dalje në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Ndërkohë SPAK thotë se Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit), licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret. Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit