Gentian Cala, Sekretarit Politik i Qarkut Korçë:
Lista e gjatë e tenderave problematike në bashkitë e qarkut tonë vazhdon. Gjatë vitit 2024 tendera me probleme kanë qenë: 31 në Bashkinë e Korçës, 16 në Bashkinë e Pogradecit, 14 në Bashkinë e Maliqit dhe 10 në Bashkinë e Kolonjës. Tendera me dhjetra e qindra milionë lekë, të cilat janë me ofertë të vetme, pra mungon konkurenca, ku fitues nuk del ofertuesi me vlerë më të ulët, ose me problematike të tjera, shtohen muaj pas muaji.
Mesa duket askush nuk kujtohet ti hetojë apo të marrë masa për diçka të tillë, paraja publike vazhdon që të abuzohet.
Mesa duket u ka dalë frika, sepse ne kemi drejtësi të kapur, drejtësinë e Ramaforma. Këta që marrin dhe hetojnë një opozitar për largimin nga puna të një drejtori nuk kanë këllqe të shohin se çfarë ndodh me prokurimet publike.
Tërheqim vëmendjen se kjo dukuri duket më evidente në vitet elektorale ku paraja publike u kalon klientëve të pushtetarëve, sepse kështu janë ca punë. Me një dorë japim dhe me një dorë marrim.
Biznesi dhe qytetarët e ndershëm e dinë se cilët janë klientët dhe sesi bëjnë kërdi me punë publike sepse në një regjim vetëm disa janë të nënës e shumica janë të njerkës.
Ky fenomen mund të marrë fund vetëm me rotacionin politik, sepse ne nuk presim që të jenë zgjidhja ata që janë problemi. Kurse ata që e kanë për detyrë të hetojnë dhe nuk e bëjnë janë thjesht duke shpërdoruar detyrën.
Mos harroni ti ndëshkoni me votë në 11 maj, përndryshe e keqja do tu martë frymën më keq seç e ka bërë deri më tani.