Jetëshkrimi i dëshmorit të Policisë
Gjergji Thoma Palloi
Gjergji Palloi lindi në fshatin Poloskë të rrethit të Devollit, me datën 25 Qershor të vitit 1961, nga një familje me tradita. Aty u edukua dhe u shkollua për tu bërë një djalë me shumë vlera dhe një nga punonjësit e Policisë më të dalluar.
Arsimin e mesëm e kreu në shkollën e mesme “Fuat Babani”, në Bilisht, me rezultate të mira.
Pasi kreu ushtrinë për periudhën 05.09.1982 deri më 01.09.1985, ka filluar punë në Strukturat e Policisë më 16.10.1985, në Degën e Punëve të Brendëshme Korcë.
Ai ka kryer detyra të ndryshme në Sektorin e Rendit për 14-të vjet, që punoi në Strukturat e Policisë.
Gjergji u martua me znj. Enerika, e cila vinte nga një familje shumë e mirë.Të dy krijuan familjen nga e cila lindën dy vajza Kristjanën dhe Johanën.
Punoi pa u lodhur dhe me shumë ndërgjegje, ai u spikat si një ndër punonjësit e Policisë më të dashur të zonës së Korçës. Punoi shumë që ëndrat për një jetë më të mirë, të realizoheshin për të dhe gjithë komunitetin, duke zbatuar ligjin. Ai ishte shumë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Vinte gjithmonë jetën e tij në rezik për të mirë të shoqërisë.
Më datën 02 Tetor 1999 Gjergji, së bashku me kolegët e tij niset nga Korça, në drejtim të Tiranës, me mjet Policie, për të shoqëruar dy persona të arrestuar. Përgjatë rrugës në dalje të qytetit të Librazhdit, mjeti i Policisë, ndalon për kryerjen e nevojave personale. Në këtë moment dy personat e arrestuar sulmojnë Punonjësit e Policisë. Gjergji duke mbrojtur shokët dhe duke u përleshur me personat e arrestuar, qëllohet nga një plumb dhe bie në tokë. Pas shumë përpjekjesh, dhe ndihma që iu ofrua punonjësve të Policisë nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të dy të arrestuarit u netrualizuan.
Gjergji u çua mënjëher në spital për ndihmën e parë mjekësore dhe nga aty u transportua në spitalin “Haxhi Kosta”, në Janinë të Greqisë, ku pavarsisht ndihmës mjekësore në datën 10.01.2000 ndëroji jetë.
Jeta e Gjergjit ishte shumë e shkurtër por veprat e tij ngelën shembull, për të rrinjtë e Policisë. Ai ran në Krye të detyrës duke lënë pas dashurinë e prindërve të tij, Enerikën, Kristjanën dhe Johanën.
Ai sot është burim frymëzimi për të gjithë, djalë me zemër të madhe dhe dashamirës.
Jetëshkrimi i Gjergjit është përmbledhur nga familja e tij, Enerika bashkëshortja , e cila nuk e harron kurrë dhe ja kushtoi jetën fëmijëve të saj, Kristjanës që ishte vetëm 8 vjeçe dhe Johanës që ishte vetëm 5 vjeçe.

