Korçë/
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit në burg për 45 vjeçarin Aleks Ago i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçar nga një fshat i Devollit.
Ka qënë vetë i mituri i cili dy ditë më parë së bashku me nënën në praninë e një psikologu ka denoncuar në komisariatin e Devollit 45 vjeçarin duke thënë se ai e ka prekur në disa pjesë të trupit.
Sipas dëshmisë së 15 vjeçarit ky ka qënë rasti i 3-të i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar lek.
45 vjeçari u arrestua menjëherë nga policia ndërkohë ditën e sotme prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg gjë që u pranua nga gjykata e Korçës.
45 vjeçari nga fshati Kuç i bashkisë Devoll,është i martuar dhe prind i 3 fëmijëve.

