18.4 C
Pogradec
18.8 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.5 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
19.4 C
Liqenas
Saturday, May 30, 2026

Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në shtëpinë e tij një numër i lartë vizitorësh

- Advertisement -

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Në ditën e lindjes të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në shtëpinë e tij, tashmë të transformuar në muze, ka patur vizitorë të shumtë.

Drejtoresha e “Shtëpive Studio Kadare-Agolli”, Anisa Ymeri, tha për ATSH-në se dita e sotme ishte planifikuar të ishte një ditë e hapur për vizita nxënësish nga shkollat e të gjithë vendit.

Vizitat kanë nisur që në orën 9 të mëngjesit dhe përveç nxënësve të shkollave, interes kanë treguar edhe klube libri apo fëmijë të vegjël të sistemit parashkollor të cilët kanë parë ekspozitën e rrallë me dorëshkrime dhe letërkëmbime të Kadaresë në shtëpinë e tij.

Deri në mesditë, ekspozita e hapur këtë fillim janari ishte vizituar prej 1,115 personash, ndërkohë drejtoresha Anisa Ymeri tha se ka ende vizita të planifikuara për ditën e sotme.

Për efekt organizimi, vizitat në grup janë kryesisht me prenotim. Gjatë ditës së sotme në Shtëpinë Studio Kadare ishin grupe nga gjimnazi “Partizani”, klubi i librit të Bibliotekës së Rrogozhinës, gjimnazi “Çajupi”, nga shkolla “E kuqe”, shkolla “14 nëntori”, Durrës etj.

Vetëm për ditëlindjen e gjeniut të letrave shqipe, shtëpia e tij, në Tiranë u vizitua prej më shumë se 120 personash.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit