13 C
Pogradec
12.4 C
Korçë
12 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
11.4 C
Maliq
13.1 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Shtimi i fëmijëve me viroza në Korçë, mbi 60 raste me simptoma të gripit regjistrohen në 24 orë…

- Advertisement -

Fundi i muajit janar ka shtuar numrin e rasteve të fëmijëve me viroza që paraqiten në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës. Mbi 60 raste të fëmijëve me simptoma gripi regjistrohen brenda 24 orëve në këtë repart, ndërsa numri i shtrimeve është mbi 18 fëmijë në ditë, të cilët paraqiten me gjendje më të rënduar të gripit dhe kanë nevojë për kujdes spitalor, raporton Robert Rado, shefi i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë.


Mjeku i Spitalit të Korçës u bën thirrje prindërve të shmangin prezencën e fëmijëve në vende me grumbullime. Nga ana tjetër, kur gripi manifestohet me temperaturë të lartë, rekomandohet shmangia e dërgimit të fëmijëve në shkollë apo kopshte. Në fazat e para, këshillohet përdorimi i antipiretikëve si paracetamoli.


Rastet me virozat e stinës janë shtuar edhe në qytetin e Pogradecit, ku në pediatrinë e spitalit regjistrohen po ashtu rreth 60 vizita ditore. Mjekët rekomandojnë paraqitjen tek mjeku i familjes dhe në spital për rastet e fëmijëve me viroza, veçanërisht kur nuk ka përmirësim të gjendjes shëndetësore gjatë ditëve të para

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit