Shtëpia-muze e piktorit Vangjush Mio është shpallur monument kulture. Ajo përmban rreth 40 piktura me vaj, peizazhe, natyra të qeta dhe shumë vizatime të cilat dallohen për stilin e tyre mjaft të veçantë.
Shtëpia-muze është një qendër e krijuar në vitin 1945 dhe e rinovuar në vitin 1995. Ajo është një pjesë e rëndësishme e qytetit të Korçës, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, si koncerte lirike, ekspozita pikture, fotografi, etj.
Vangjush Mio spikat si një piktor shqiptar i peizazhit. Mund të përmendim këtu veprat e tij: Dimër në Korçë, Pamje nga Drenova, Boboshtica, Vithkuqi, Autoportret, Cigani, Njeriu me gajde, etj.
Ai është piktori i parë shqiptar që hapi ekspozitën e tij të parë në Tiranë, në vitin 1920, ndërsa në vitin 1942 hapi një ekspozitë në Bari.

