Një postim i Niko Peleshit për shtëpinë e Vangjush Mios,më kujtoi se kanë kaluar plot 13 vjet nga skandali i vjedhjes së Galerisë ” Guri Madhi”,ku nga 67 vepra të vjedhura,27 ishin të të madhit Vangjush Mio;themeluesit të shkollës moderne të pikturës dhe të parit piktor impresionist.
Po ju sjell edhe një herë në vemendje listën e pikturave të vjedhura,në kohën kur Niko Peleshi ishte kryetar i bashkisë së Korçës,nga të cilat policia nuk gjeti asnjë gjurmë,ndërsa gjykata e pushoi çështjen për mungesë provash, procedurë vallaha,duke torturuar dyerve të saj të mirin Sotiraq Xega.
Cili politikan, ambasador,biznesmen e të tjerë u dorovitën me pikturat e Mios dhe nga kush,këtë e kanë të qartë korçarët.
Lista e pikturave të vjedhura të piktorit Vangjush Mio si më poshtë:
1 Natyra e qete
2 Shtepi ne Boboshtice
3 Vjeshte me 3 vajza
4 Shtepia e Asdrenit
5 Hyrje ne Voskopoje
6 Malet e Moraves
7 Shkembinjte ne Himare
8 Venecia
9 Fshati Mborje
10 Kositesit ne fushe
11 Cadrat e Harixhijve
12 Portret Gruaje
13 Bujku duke leruar
14 Mulliri i Mborjes
15 Duajt ne fushe e male
16 Hyrje ne Korce nga Dishnica
17 Vjeshte ne Bukuresht
18 Maliqi dje
19 Autoportret
20 Rruge ne Tirane
21 Shtepi ne Tirane
22 Rruga e feminise Korce
23 Natyre e qete Fruta
24 Dunaveci
25 Liqeni i Pogradecit
26 Vjeshte me kalimtare
27 Fushe ne Korce
P.S E dimë që jeni artdashës të mëdhenj,po pikturat e Mios ku janë?


