9.6 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9 C
Ersekë
8.6 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Gjykata e Elbasanit dënon me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin…

- Advertisement -

Burimi: Panorama

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Elbasan  më 2 tetor të vitit 2021, kur Erjon Llapushi vrau për një tavolinë kamerierin Gazment Kurmaku.

Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.

Sot më datë 23.01.2025 u zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin E.Ll me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli.

Gjykata e deklaroi atë fajtor për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj.

Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit