-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Xhakolli e Thëngjilli në Selanik! Takim me Pogradecarët, për rregjistrim në votime…

- Advertisement -

Në Selanik u zhvillua një takim informues me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, dhe kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit, Erjon Thengjilli. Takimi kishte në fokus informimin e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve nga Pogradeci që jetojnë në këtë qytet mbi procesin e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe mënyrën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Në postimin zyrtar të Partisë Socialiste Pogradec thuhet:
Sonte bashkëatdhetarët dhe pogradecarët tanë në Selanik për të folur mbi zgjedhjet e 11 Majit, procesin e regjistrimit në KQZ dhe mënyrën e votimit. Për herë të parë një hap historik i cili i mundëson secilit emigrant rezident të drejtën e votës. Një vendim aq i kërkuar dhe tashmë i mundësuar për ta.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me detajet praktike të procesit dhe hapat që duhet të ndjekin për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Ky hap i ri nga funksionarët e PS Pogradec konsiderohet një mundësi e rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes, duke i dhënë emigrantëve mundësinë për të qenë më të angazhuar në zhvillimet politike të vendit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit